UBT News

Rektori Hajrizi foli për teknologjitë virtuale AR dhe VR në Konferencën EdTech 2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë si folës në Konferencën EdTech 2023, organizuar nga SHPIK dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Rektori Hajrizi shpalosi idetë dhe konceptet inovative të tij dhe institucionit që udhëheq, lidhur me mundësitë e pakufishme të teknologjive AR dhe VR, duke treguar se si ato po i riformësojnë klasat tradicionale në mjedise mësimore gjithëpërfshirëse, ndërvepruese dhe tërheqëse.

Ai mori shembull zbatimin e këtyre teknologjive në UBT, ku nxënësit dhe studentët avancojnë njohuritë e tyre duke përdorur teknologji të sofistikuara, përmes AR, VR dhe AI.

Ndër të tjera, Rektori Hajrizi potencoi se UBT është duke dhënë një kontribut të veçantë në adaptimin me teknologjitë virtuale të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave të Republikës së Kosovës, ku së fundmi UBT në bashkëpunim me ALLED2 ka pajisur gjashtë shkolla publike me teknologji të këtij lloji, duke e çuar numrin në 600 të nxënësve që do të mësojnë me këtë teknologji.

 

Exit mobile version