UBT News

Rektori Hajrizi foli për rrugëtimin e tij në zhvillimin e ekosistemit inovativ të UBT-së në takimin “Personazhe në Fokus” të COD në Tiranë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në ciklin e takimeve në “Personazhe në Fokus”, të organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD – Center For Openness And Dialogue) në Tiranë dhe e cila u zhvillua në Bibliotekën e Kryeministrisë në Tiranë.

Në këtë cikël të takimeve, rektori Hajrizi para shumë të rinjve dhe studentëve nga Shqipëria, foli për rrugëtimin e tij drejt zhvillimit të një ekosistemi gjigant siç është UBT-ja, si dhe rreth konceptit dhe rëndësisë së Smart City në UBT.

Ndër të tjera, në interaktivitet me studentët dhe të rinjtë shqiptarë, rektori Hajrizi foli edhe për sistemin e edukimit në Kosovë, Shqipëri e Austri, si dhe për bashkëpunimet me institucione dhe universitetet nga Shqipëria.

Exit mobile version