UBT News

Rektori Hajrizi dhe Prof. Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan zhvilluan takime të rëndësishme në Maqedoni të Veriut

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga Prof. Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, profesoreshë e asociuar e shkencave politike në Universitetin e South Florida St. Petersburg, zhvilluan disa takime me përfaqësues të institucioneve më të larta të shtetit në Maqedoninë e Veriut.

Ata u takuan me rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me drejtorin e Institutit dhe me studentë nga universitetet e ndryshme në këtë shtet.

Këto takime janë një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit arsimor ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, duke thelluar lidhjet akademike dhe shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira.

Këto takime kanë ofruar një platformë të rëndësishme për diskutimin e çështjeve të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore, zhvillimin ekonomik rajonal, politikën dhe problemet sociale.

Ky angazhim i ndërsjellë dhe dialogu ndërmjet personaliteteve akademike dhe politike ka mundësuar njohjen e sfidave dhe mundësive për të dy vendet dhe ka hapur rrugën për të ardhur me iniciativa të reja dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Exit mobile version