Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në vazhdën e vizitave të tij, i shoqëruar nga Prof. Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan, profesoreshë e asociuar e shkencave politike në Universitetin e South Florida St. Petersburg, dhe Drejtori i Open Gov Hub Albania, Edison Frangu, qëndruan në Shqipëri dhe zhvilluan takime të rëndësishme të nivelit të lartë institucional.
Rektori Hajrizi, Prof. Dr. Judithanne Scourfiled Mclauchlan dhe Edison Frangu zhvilluan takim konstruktiv me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe vizituan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe institucione të tjera me rëndësi ku u takuan me përfaqësues të lartë të tyre.
Këto takime ishin të fokusuar në shkëmbim të informacionit, ndërveprimin profesional dhe angazhimin në projekte të përbashkëta. Kjo përpjekje ndër-institucionale ka theksuar synimin e UBT-së për të ndërtuar lidhje të forta akademike dhe profesionale me partnerët strategjikë në Shqipëri.
Këto vizita kanë theksuar angazhimin e UBT-së në të përhapur njohuritë dhe eksperiencën e tyre me institucionet relevante në nivel ndërkombëtar, si dhe kontributin e tyre në fuqizimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit dhe shkencës.