Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Elinda Krasniqi, Lirigzona Morina, Besnik Qehaja, Blerim Zylfiu, Lavdim Menxhiqi, Armend Ymeri, Bekim Marmullaku dhe Muhamet Gërvalla, po merr pjesë në Javën Ndërkombëtare të Erasmus+ dhe CEEPUS që po mbahet në “Technical University” në Sofia të Bullgarisë.
Kjo ngjarje, e cila mbledh së bashku akademikë dhe profesionistë nga e gjithë Evropa, ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe kërkime shkencore.
Gjatë kësaj ngjarje, Rektori Hajrizi mbajti një prezantim rreth temës “UBT as a Small Scale Smart City”. Ai ndau me të pranishmit vizionin dhe përvojat e UBT-së në krijimin e një qyteti të zgjuar, ku teknologjitë inovative përdoren për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe efikasitetin operativ.
Ndërsa, Dekani i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Besnik Qehaja, prezantoi rreth temës “IoT Deployment in UBT Campus”.
Në prezantimin e tij, Qehaja shpjegoi se si UBT ka integruar teknologjinë e IoT. Ai përshkroi aplikimet praktike të IoT në kampus, duke përfshirë monitorimin në kohë reale të infrastrukturës, sistemet e automatizuara të menaxhimit të ndërtesave, dhe zgjidhjet e avancuara për sigurinë dhe mirëqenien e studentëve dhe stafit.