Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka njoftuar sot se stafi i këtij institucioni i është përgjigjur me kohë thirrjes për vaksinim kundër Covid 19, si mjeti i vetëm për ta parandaluar këtë pandemi, për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe mbajtur gjallë ekonominë si motor të zhvillimit të shtetit.
“Ne duhet t’i përgjigjemi pa asnjë hezitim thirrjes për vaksinim, një vaksine të testuar shkencërisht, për ta ruajtur së pari jetën dhe shëndetin tonë, të familjes, të të afërmëve tanë si dhe për të mos lejuar si pasojë e neglizhencës apo hezitimit tonë të pësojnë qytetarët e tjerë dhe Kosova si shtet”, ka thënë Hajrizi.
Rektori Hajrizi tha se vaksinimi nuk ka asnjë alternativë dhe se është e vetmja mundësi për ta mposhtur virusin vdekjeprurës i cili ka lënë në Kosovë dhe kudo në botë pasoja të mëdha.