UBT News

Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!

Domique Pelicot, 72-vjeçari që drogoi dhe përdhunoi së bashku me rreth 50 burra të tjerë bashkëshorten e tij, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Pas njëmbëdhjetë javësh seanca, pritet verdikti final këtë të hënë, më 25 nëntor, teksa Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 20 vite në mënyrë që potencialisht ai të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në qeli.

Dominique Pelicot për një hark kohor prej afro 10 vitesh, drogoi bashkëshorten e tij dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë që ta përdhunonin atë, teksa ishte e pavetëdijshme. Një pjesë të mirë të këtyre akteve, ai i filmoi në telefonin e tij.

Ky abuzim çoi në dëmtime të rënda fizike dhe emocionale për gruan e tij, si dhe shfaqjen e infeksioneve të shumta seksualisht të transmetueshme. Pelicot i ka pranuar krimet në gjykatë, duke pretenduar se veprimet e tij vinin nga një lloj varësie që ai kishte. Ai i kontaktonte përdhunuesit e tjerë në platforma të ndryshme dhe bëhet fjalë për burra nga mosha 26 deri në 74 vjeç. Shumica e tyre pretenduan se në gjyq se nuk mendonin se bëhej fjalë për përdhunim, pasi besonin se gjithçka ishte me dakordësinë mes dy partnerëve.

Ky rast ka shkaktuar zemërim të madh publik në Francë, me protesta në solidaritet me viktimën e dhunës, gjatë seancave gjyqësore. Gisèle Pelicot, gruaja franceze që është bërë një heroinë feministe për rastin e saj dhe vendimin që gjyqi për përdhunimin e kryer nga ish-bashkëshortin e saj dhe +50 burrave të tjerë të mbahet publikisht.

“Unë jam një grua e shkatërruar totalisht dhe nuk e di si do ta rindërtoj veten. Së shpejti mbush 72 vjeç dhe nuk jam e sigurt që jeta ime do të jetë e mjaftueshme per t’u rikuperuar nga kjo,” tha ish-menaxherja e logjistikës, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur duke u droguar pa dijeninë e saj nga burri i saj, Dominique Pelicot, 71 vjeç.

Ai filloi abuzimin në vitin 2011 dhe më tej, në vitin 2020 gjithçka u zbulua. Ai u kap krejt rastësisht, pasi në vitin 2020 po fotografonte vajza dhe gra nën fundet e fustaneve në një qendër tregtare. Më tej, policia kontrolloi telefonin e tij dhe zbuloi të vërtetën e Gisèles. Kjo e fundit mësoi nga policia episodet e përdhunimit që zgjatën gati një dekadë.

 

 

Exit mobile version