Italia ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, 7 mijë e 332 raste të reja. Bëhet e ditur se testimi është gjashtë herë më i madh sesa në mars.
Kryeministri Giuseppe Conte ka kërkuar ndërgjegjësim më të madh.
“Ne duhet t’i respektojmë rregullat strik tani”, deklaroi Conte./UBTNews