UBT News

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Ukrainë dhe Republikën Çeke

Ukraina dhe Republika Çeke kanë shënuar rekord të rasteve të reja me COVID-19. Në Ukrainë janë raportuar 3 mijë e 584 raste të reja me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 166 mijë e 244, kurse numri total i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 400 viktima.

Në anën tjetër, Republika Çeke ka regjistruar më shumë se 2 mijë raste të reja në periudhën 24-orëshe – u raportuan 2 mijë e 139 raste të reja./UBTNews

Exit mobile version