UBT News

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Republikën Çeke

Të marten u shënua rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Republikën Çeke. U regjistruan 1 mijë e 677 raste të reja me COVID-19. Ekspertët parashikojnë se numri i rasteve të reja do të rritet në 2-3 javët e ardhshme, ndonëse masat e reja të prezantuara javën e kaluar do të fillojnë të kenë efekt.

Po ashtu u prezantuan udhëzime të reja se kush duhet të hyjë në karantinë, dhe se njerëzit asimptomatikë të cilët kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar nuk do të kenë më nevojë të vetizolohen.

Qiproja është vendi i fundit që ka kufizuar udhëtimet nga dhe në Republikën Çeke. Holanda në anën tjetër po u kërkon banorëve të saj ta kryejnë një test COVID pasi të kthehen nga kryeqyteti i Republikës Çeke./UBTNews

Exit mobile version