Në Indi janë regjistruar të premten 414 mijë e 188 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Indi janë regjistruar 21 milionë e 491 mijë e 598 raste me COVID. Vetëm Shtetet e Bashkura të Amerikës kanë numër më të lartë të rasteve.
Të premten janë regjistruar 3 mijë e 915 raste të vdekjes, teksa kjo është dita e dhjetë me radhë që numri i vdekjeve ka kaluar 3 mijëshin. Kurse numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Indi ka shkuar në 234 mijë e 83.
Në total në Indi janë vaksinuar me të dy dozat 32 milionë e 845 mijë e 736 persona – rreth 2.5% e popullsisë 1.3 miliardë banorëshe të Indisë./UBTNews