Në Gjermani janë regjistruar 33 mijë e 777 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë që Gjermania regjistron mbi 30 mijë raste të reja ditore.
Ndërkaq janë raportuar 813 raste të vdekjes, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn thotë se vaksinimi do të fillojë pas Krishtlindjes./UBTNews