UBT News

Rekord botëror: Veza e rrallë Fabergé kalon në ankand

Një vezë e rrallë Fabergé, e zbukuruar me diamante dhe në pronësi të nënës së fundit perandori rus, është shitur në ankand për 22.9 milionë paund, duke thyer rekordin botëror për një objekt të këtij lloji.

Veza e Dimrit, e porositur më 1913 nga Perandori Nikolla II për nënën, Perandoreshën Maria Feodorovna, konsiderohet si një nga krijimet më të shquara të mjeshtrit Peter Carl Fabergé, i njohur për dhjetëra vepra të porositura nga familjet mbretërore ruse, daneze dhe britanike.

Punuar në kristal me motive ngrice dhe e dekoruar me fjolla bore prej platini të vendosura me diamante, veza ka kaluar një histori të pasur: pas Revolucionit Rus të vitit 1917, u transportua në Kremlinin e Moskës, më pas u shit disa herë gjatë shekullit të 20-të, duke përfshirë blerje nga Wartski i Londrës dhe ankande të Christie’s.

Sipas Margo Oganesian, drejtoreshë e departamentit të Fabergé në Christie’s: “Kjo është hera e tretë që Veza e Dimrit vendos një rekord botëror. Është një mundësi historike për koleksionistët dhe një dëshmi e rrallësisë dhe mjeshtërisë së Fabergé-së.” /A.Z/UBT News/

Exit mobile version