UBT News

Rekomandohet të pini ujë çdo mëngjes

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ekspertët rekomandojnë që të pini ujë sapo t’i hapni sytë.

Por cilat janë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes?

Do të hidratoheni. Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni, kjo do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet. Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 për qind.

Një gjë e tillë do të ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat. Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76% e indeve e trurit përmbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Uji mbush stomakun. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Exit mobile version