UBT News

Regjistrohet viktima e parë nga varianti Omicron në Indi

Një 74-vjeçar ka vdekur si pasojë e variantit Omicron të COVID-19 në shtetin perëndimor indian të Rajasthanit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ai është viktima e parë nga varianti Omicron në Indi. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, ai vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

India deri më tani ka regjistruar 2 mijë e 630 raste me variantin Omicron. Të enjten u regjistruan mbi 90 mijë raste. India regjistroi 325 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por vetëm një prej tyre u shkaktua nga varianti Omicron, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Gazeta Indian Express raportoi se pacienti u dërgua në spital në qytetin Udaipur më 15 dhjetor. Ai ishte vaksinuar plotësisht.

India deri më tani ka regjistruar 35 milionë raste me COVID-19 dhe rreth 482 raste të vdekjes nga virusi./UBTNews

Exit mobile version