Një pacient me Ebola ka vdekur në një spital në kryeqytetin e Ugandës, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.
Ai është viktima e 19-të në shpërthimin aktual të virusit vdekjeprurës në Ugandë, por i pari që vdiq në Kampala.
Në Ugandë janë konfirmuar 54 raste me Ebola, por asnjë rast tjetër nuk është regjistruar në qytet.
20 persona janë shëruar, përfshirë pesë mjekë nga spitali i parë ku u trajtua një rast. Ata u liruan të martën./UBTNews/