Britania ka regjistruar viktimën e parë nga varianti i ri Omicron i COVID-19. Mbretëria e Bashkuar tashmë po përballet me rritje të rasteve me variantin e ri të koronavirusit.
Një person në Britaninë e Madhe ka vdekur pas infektimit me variantin Omocron të koronavirusit, raporton BBC. Kështu bëri të ditur kryeministri i Britanisë, Boris Johnson. Ai tha se varianti i ri po rezulton gjithashtu në shtrimet në spital dhe “gjëja më e mirë” që njerëzit mund të bënin ishte të merrnin dozën përforcuese të vaksinës.
Duke folur gjatë një vizite në një klinikë vaksinimi në Londrën perëndimore, ai tha se njerëzit duhet të lënë mënjanë idenë që Omicron është një version më i butë i virusit.