UBT News

Regjistrohet rasti i parë i vdekjes nga mukormikoza në Irak

Autoritetet shëndetësore në Irak kanë regjistruar një rast të vdekjes nga mukormikoza, e njohur si “kërpudha e zezë”.

Sipas mediave lokale, rasti me këtë infeksion është detektuar te një pacient në provincën Dhi Qar, dhe janë konfirmuar edhe tri raste të reja.

Mukormikoza është një infeksion i rrallë i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut mukor, që zakonisht gjendet në tokë, bimë, pleh organik, fruta dhe perime të kalbuara.

Besohet se infeksioni, që ka një normë të përgjithshme vdekshmërie prej 50%, mund të shkaktohet nga përdorimi i steroideve – një trajtim që shpëton jetën për pacientë që kanë komplikime të rënda shëndetësore nga COVID-19.

Mjekët së pari raportuan një valë të rasteve të mukormikozës në Indi, shtet ky që po ndeshet me një valë të COVID-19./UBTNews

Exit mobile version