Është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve në Serbi, kështu ka bërë të ditur Instituti “Batut”, përcjellin mediat serbe.
Rasti u diagnostikua dhe është duke u trajtuar. Diagnostikimi laboratorik është kryer në Institutin për virologji, vaksina dhe serume “Torlak”, thuhet në njoftim.
Shtohet se nga Instituti kompetent territorial për shëndetin publik është kryer hetimi epidemiologjik i rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit, sipas udhëzimeve metodologjike të ekspertëve.
Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore./UBTNews/