UBT njofton me kënaqësi se, pas një numri të jashtëzakonshëm të interesuarish për regjistrimet e vitit akademik 2024-2025, kanë mbetur nga 10 vende të lira në pesë drejtimet më të kërkuara. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët që dëshirojnë të fillojnë studimet në fusha me perspektivë të madhe punësimi.
Drejtimet me vende të lira përfshijnë: Inxhinierinë e Energjisë, programi fokusohet në teknologjitë e reja të energjisë dhe efikasitetin energjetik, duke përgatitur profesionistë të kualifikuar për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve energjetike dhe për sfidat e industrisë energjetike.
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, programi ofron një kuptim të thellë të proceseve që lidhen me prodhimin dhe përpunimin e ushqimit, si dhe përdorimin e bioteknologjisë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore. Studentët do të angazhohen në kërkime dhe aplikime praktike.
Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, një ndër drejtimet më të kërkuara në treg, i përgatit studentët për të kontribuar në projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e infrastrukturës publike dhe private. Ata do të studiojnë struktura, materiale ndërtimi dhe teknikën e menaxhimit të projekteve.
Juridik, programi ofron një edukim të thellë në fushën e së drejtës dhe procedurave ligjore, përgatitjes së profesionistëve që do të kontribuojnë në fushën e drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Inxhinieri e Mekatronikës, ky program integron inxhinierinë mekanike dhe elektronike për zhvillimin e sistemeve automatizimi, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për inovacion dhe zhvillim teknologjik.
Të gjitha këto drejtime ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe akademik, duke e bërë UBT-në një nga zgjedhjet më të mira për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme në fushat përkatëse.
Regjistrimet për këto drejtime janë duke vazhduar, dhe të gjithë ata që janë të interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë sa më shpejt. Për më shumë informacion mbi procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të UBT-së. Mos e humbisni këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen tuaj akademike në një nga universitetet me rankimin më të lartë për cilësi në rajon!/UBTNews/