Në UBT po vazhdojnë regjistrimet për programet e fundit, me nga dhjetë vende të lira në Master, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për të gjithë ata që dëshirojnë të avancojnë karrierën e tyre.
Studentët mund të aplikojnë në pesë programe, secili me nga 10 vende të fundit në drejtimet si; Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, program ky që fokusohet në zhvillimin e aftësive udhëheqëse dhe menaxheriale, duke përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës dhe për rolet drejtuese në organizata të ndryshme. Poashtu, ofrohen njohuri të thelluara mbi teoritë ekonomike, strategjitë e biznesit dhe menaxhimin financiar, duke përgatitur studentët për pozita në sektorin privat dhe publik.
Vendet e fundit kanë mbetur edhe në programin ‘Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit’, ku në sillabus janë të inkuadruara të gjitha inovacionet në fushën e ushqimit, duke përfshirë teknologjitë e reja dhe metodat e sigurisë ushqimore, për të përgatitur profesionistë të kualifikuar në këtë fushë të rëndësishme.
Programi i Biokimisë që numëron vendet e fundit për regjistrim, ofron njohuri mbi të gjitha proceset biologjike dhe kimike, duke i përgatitur studentët për karrierë në kërkimin shkencor dhe industrinë farmaceutike.
Pastaj, Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment është programi që trajton menaxhimin dhe analizimin e të dhënave, duke iu dhënë studentëve aftësi të nevojshme për të përballuar sfidat e teknologjisë moderne dhe për të ndihmuar në zhvillimin e strategjive të biznesit.
Dhe E drejta Penale, me dhjetë vendet e fundit, program ky që fokusohet në aspektet ligjore të drejtësisë penale, duke i dhënë studentëve një kuptim të thellë të ligjeve, procedurave dhe praktikave në këtë fushë.
UBT ofron një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, duke siguruar që studentët të kenë njohuri dhe aftësi të kërkuara në tregun e punës. Një nga avantazhet e veçanta është mundësia për shkëmbime studentore dhe fitimin e një diplome të dyfishtë në bashkëpunim me institucione të tjera arsimore. UBT gjithashtu garanton punësim për studentët e saj, falë rrjetit të gjerë të lidhjeve me industri dhe kompani të ndryshme.
Orari i ligjëratave është i dizajnuar për t’u përshtatur me nevojat e studentëve që punojnë, duke ofruar fleksibilitet maksimal. Regjistrimi është tani i hapur, prandaj ju ftojmë të aplikoni dhe të bëni hapin e duhur drejt një të ardhmeje më të ndritur! Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të UBT-së ose kontaktoni zyrën e regjistremeve./UBTNews/