Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë shëndetin janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit.
E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.
Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast.
Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon dietën e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj.
Çfarë të konsumoni
- Vaj ulliri
- Peshk
- Qumësht pa yndyrë
- Ujë ose çaj
- Fruta dhe perime
- Vezë
- Arrorë
- Bishtajorë
Konsumoni më pak
- Gjalpë
- Mish të kuq
- Ëmbëlsira
- Pije me gaz
- Qumësht me yndyrë
- Margarinë
- Patate
Më shumë Vitaminë C
Në luftën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.
Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen.
Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.
Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku.
Më shumë Omega-3
Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme.
Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%.
Mund të konsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3
Më pak sheqer dhe bukë
Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku për të zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve.
Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër.
Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao./AgroWeb.org