UBT News

Refuzoi të merrte vaksinën antiCOVID, vdiq nga varianti Delta

Një grua nga Misuri që refuzoi të merrte vaksinën antiCOVID për shkak të efekteve anësore, vdiq muajin e kaluar në spital pasi u infektua me variantin Delta.

Tricia Jones, 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vdiq më 9 qershor, pas një muaji që ishte shtrirë në spital.

E ëma e saj, Deborah Carmichael, u tha mediave lokale se Jones frikësohej nga vaksina pasi kishte dëgjuar “storie të tmerrshme”.

“Frikësohej nga efektet anësore, mendoj… unë kur e mora vaksinën, ishte e çuditshme, kështu që ajo u frikësua. Nuk munda ta bindja”, deklaroi Carmichael.

Efektet anësore të vaksinës janë shenjë që trupi po krijon imunitet nga virusi. Në përgjithësi, vaksinat e koronavirusit prodhojnë efekte anësore të lehta që nuk zgjasin më shumë se disa ditë.

Misuri është një nga pesë shtetet me normat më të ulëta të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekspertët shëndetësorë po luftojnë për të vaksinuar njerëzit ndërsa varianti Delta po përhapet me shpejtësi./UBTNews

Exit mobile version