UBT News

Refuzohen 11 mijë e 840 fletëvotime nga diaspora

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media ka deklaruar se është duke vijuar procesi i vlerësimit të 43 mijë e 500 pako të fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora.

Ai deklaroi se sipas të dhënave të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 29 mijë e 87 zarfa me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfa janë refuzuar.

Elezi deklaroi se në vikend mund të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, dhe sipas tij, gjatë javës së ardhshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të shpallë rezultatet përfundimtare.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 14 shkurt./UBTNews

Exit mobile version