Një sirian i cili mbërriti në Gjermani si refugjat në vitin 2015 ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në shtetin jugperëndimor gjerman të Baden-Württemberg.
Ryyan Alshebl, i cili u largua nga vendlindja e tij As Suwayda në Siri tetë vjet më parë, kandidoi si i pavarur në komunën e Ostelsheim. Ai fitoi 55.41% të votave, duke mposhtur dy kandidatët gjermanë, Marco Strauss dhe Mathias Fey.
Vendasit brohoritën 29-vjeçarin kur ai mirëpriti fitoren e tij, një fitore që ai e përshkroi si “sensacionale”.
Thirrja e parë e Alshebl pas fitores së tij ishte me nënën e tij në Siri, e cila ishte e emocionuar me lajmin, raportoi SWR.
Shoqata e Komunave të Baden-Württemberg tha se Alshebl është njeriu i parë me rrënjë siriane që kandidoi dhe fitoi postin e kryetarit. Ai do të nisë rolin e tij në qershor./UBTNews/