UBT News

Refugjatët ukrainas rrezikojnë të bien pre e bandave kriminale, thotë Europoli

Refugjatët nga Ukraina janë veçanërisht të rrezikuar për t’u bërë pre e bandave kriminale, paralajmëroi të martën organi ligjzbatues i BE-së, Europol.

“Situata e tyre e dëshpëruar është duke u shfrytëzuar nga bandat e trafikimit. Gratë dhe fëmijët shihen si viktima ideale të bandave, tha Europol, pasi ato mund të shfrytëzohen seksualisht ose të detyrohen të lypin në rrugë. Fëmijët mund të birësohen edhe në mënyrë të paligjshme” , tha organizata e cila është me bazë në Hagë.

Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 3.5 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina në vende të tjera. Autoritetet polake thonë se më shumë se 2.14 milionë u zhvendosën në vendin e tyre, i cili është fqinj me Ukrainën.

Ukraina kishte më shumë se 44 milionë banorë përpara se të fillonte sulmi rus./UBTNews/

Exit mobile version