Komisioni ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë po mban punëtori ku u theksua nevoja për përmirësime.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Abelard Tahiri tha se Kosova organizon procese demokratike zgjedhore por nevojiten përmirësime. Ai tha se kjo do të jetë punëtoria e fundit dhe se së shpejti do ta draftojnë Ligjin për zgjedhje të përgjithshme të cilin do ta dërgojnë në Kuvend. Tahiri theksoi se si komision kanë konsensus për këto ndryshime.
Ndërsa shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenrport u shpreh se përkundër qe Kosova ka një ligj për zgjedhjet e përgjithshme që ofron bazë të mirë për mbajtje demokratike të zgjedhjeve, megjithatë janë evidente përmirësimet që duhet të bëhen.
E nënkryetari i këtij Komisioni qe vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se Kosova ka shënuar progres për organizmin e zgjedhjeve nga vitit në vit por rekomandimet e dhëna kanë treguar se ka hapësirë për përmirësime.