UBT News

Reese Witherspoon tregon si e përballoi ankthin me hipnozë

Aktorja amerikane Reese Witherspoon ka zbuluar se ka kërkuar ndihmën e një hipnotizuesi për shkak të sulmeve të forta të panikut dhe ankthit.

Në një intervistë për podkastin “Las Culturistas” me Bowen Yang dhe Matt Rogers, ylli 49-vjeçar foli për mënyrat që kishte provuar për të menaxhuar ankthin dhe për sfidat që kishte hasur.

“Kam provuar meditimin dhe ilaçet, por asnjëra nuk më ndihmonte sa duhet. Vetëm kur fillova terapinë me një hipnotizues ndjeva një përmirësim të vërtetë,” tha Witherspoon.

Aktorja shpjegoi se ankthi i saj bëhej më i fortë në situata ku duhej të performonte ose të dilte në publik.

“Më parë kisha sulme paniku të rënda, ndonjëherë sikur do të qaja pa kontroll,” shtoi ajo.

Përpjekjet e saj për të qetësuar ankthin përfshinin meditimin, por me çrregullimin e mungesës së vëmendjes që ka, ishte e vështirë të qëndronte e fokusuar gjatë seancave. Ajo gjithashtu provonte qetësues, por ndonjëherë ndjente sikur ishte “si një zombi”.

Kur ishte 34 vjeç, ajo e nisi terapinë me hipnozë dhe Programimin Neuro-Gjuhësor, i cili ndihmon njerëzit të krijojnë strategji të qarta për të menaxhuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien.

“Më ndihmoi të kuptoja se mund të performoja njësoj mirë, edhe kur ndjeja ankth,” shpjegoi ajo.

Një nga ushtrimet që ajo përdor është të flasë me veten pas përfundimit të një detyre.

Ndërsa largohet nga skena, i thotë vetes: “Do të ia dalim mbanë,” duke përforcuar ndjenjën e vetëbesimit dhe qetësisë.

/A.Z/UBT News/

Exit mobile version