SHBA ngelet tërësisht e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor dhe vizioni ynë është që Europa të jetë e kompletuar, e lirë dhe në paqe, deklaroi zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker në hapjen e konferencës ”Rruga drejt Prespës” në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog.
”Atë që e tha presidenti i SHBA-së për sanksione ndaj atyre aktorëve që dëshirojnë ta minojnë këtë proces, do të mundësojë të përforcohet ky qëllim, duke kontribuuar drejt pushtetit efikas dhe të qëndrueshëm dhe duke e pranuar se integrimi i plotë në institucionet transatlantike është ajo që duam dhe që presim”, theksoi porositi ai.
Reeker nënvizoi se SHBA-ja qëndron edhe pas Maqedonisë së Veriut si aleate dhe si mike.
“Jemi të bindur se Maqedonia e Veriut mundet dhe do t’i bëjë hapat e domosdoshëm siç janë vazhdimi i reformave, përforcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës që të garantojë një të ardhme më prosperuese për qytetarët e saj si edhe përforcimin e stabilitetit në rajon”, theksoi Riker.
”SHBA mbetet e përkushtuar dhe është pjesë e këtij rajoni dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, siç tha edhe vetë presidenti Biden si aleate dhe si mike”, shtoi ai.