Është reduktuar numri i terminëve për aplikim për vizë gjermane. Ambasada Gjermane në Kosovë ka njoftuar se reduktimi i terminëve është bërë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe përhapjes së këtij virusi.
Nëpërmjet një komunikate nga ambasada thuhet se nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë të rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen apo edhe të shtyhen.
“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i terminëve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.