UBT News

Reduktimi i antidepresantëve duhet bërë në faza

Reduktimi i dozës së antidepresantëve duhet të bëhet në faza, me ndihmën e një profesionisti mjekësor, sipas National Institute for Health and Care Excellence (NICE). NICE thotë se kjo ndihmon në menaxhimin e simptomave që mund të shfaqen pas reduktimit të përdorimit të ilaçeve.

NICE ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se si mund të përmirësohet kujdesi për shëndetin mendor në Angli dhe Uells.

Një komitet ekspertësh thotë se shërbimet e kujdesit në komunitet duhet të punojnë me pacientët për të rënë dakord për një plan trajtimi.

Një sugjerim tjetër është që duhet t’iu kushtohet vëmendje të rriturve me prejardhje etnike nga pakicat që përballen me depresion.

Ky sugjerim erdhi pas publikimit të disa të dhënave digjitale të NHS nga viti 2021, ku thuhej se 57% e njerëzve me prejardhje familjare të përzier u përballën me trajtimin e depresionit krahasuar me 64% të njerëzve të bardhë.

Sugjerimi është që shërbimet e shëndetit mendor të ofrohen në një mënyrë që është kulturalisht e përshtatshme dhe që barrierat gjuhësore gjithashtu të hiqen.

Sipas NHS, recetat e antidepresantëve arritën një maksimum historik në vitin 2022, me 8.3 milionë njerëz që i morën ato në Angli./UBTNews/

Exit mobile version