UBT News

Reddit merr prej Instagram me një hapësirë të re përmbajtjesh

Aplikacioni Reddit ka tashmë një kohështrirje tek e cila mund të shfletoni pa ndërprerje. Kompania prezantoi “Discover”, një seksion i cili do të shfaqë foto, GIF dhe video.

Kohështrirja, e para herë që një seksion shtohet në aplikacionin Reddit pas dy vitesh, do të ndihmojë Redditor-ët të gjejnë përmbajtje të cilat mund të mos i zbulojnë në faqen e parë të rrjetit social.

Me Discover, Reddit ka mundësinë të tregojë katalogun e gjerë të memeve, GIF dhe videove që ndahen çdo ditë por që nuk shfaqen në qendër të aplikacionit.

Edhe pse shumica e Reddit mbetet një eksperiencë vetëm me tekst, me kohështrirjen e re Discover, ata që preferojnë të shfletojnë në vend që të lexojnë do të gjejnë frymëmarrje.

Është dizajnuar për të qenë i personalizuar për secilin përdorues ashtu si seksioni Explore në Instagram./PCWorld Albanian

Exit mobile version