UBT News

Reciprociteti, Tahiri ia rikujton Kurtit: Ne e mbajtëm taksën dhe shkuam me taksë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë është shumë e shkurtër.

Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masat për të siguruar dhe garantuar zbatimin e këtij vendimi, pasi siç tha ai, nuk ka kthim mbrapa.

E kemi parë çështjen e reciprocitetit. Për AAK-në është me rëndësi që vendimi për rikthimin e ligjshmërisë, rikthimin e sundimit të ligjit në territorin e Kosovës të ndodhë sikurse e shohim tejet të rëndësishme që koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit është shumë e shkurtër dhe qeveria duhet të marrë masa për të siguruar dhe garantuar zbatimin e këtij vendimi, s’ka më kthim mbrapa. Është tepër me rëndësi që zbatimi i rendit dhe i ligjit është i paalternativ”, u shpreh ai.

Tahiri ndër të tjera ia kujtoi kryeministrit Kurti, taksën që pati vendosur AAK-ja, për të cilën tha ‘ne e mbajtëm taksën, dhe me taksë shkuam’.

Shteti nuk është eksperiment, ka proces të vendimmarrjes, vendimmarrja duhet të jetë e analizuar mirë. E kemi shtyrë për 30 ditë, duhet të punojmë seriozisht me faktorin ndërkombëtar, me ShBA, që të mos ndodh e njëjta si ka ndodhur dje, të traumatizohen të gjithë gurbetqarët dhe ardh në Kosovë dhe miqtë e Kosovës. Për ne është e papranueshme kjo qasje. Nuk i kemi kryeministrit Kurti që të marrë shembull, por ju e dini që kur e kemi vendosur taksën të gjithë na kanë thënë që taksa do të mbahet dy javë, ne e mbajtëm taksën dhe shkuam me taksën. Raporti me Serbinë është serioz, dhe si i tillë duhet të ndodhë. Dobësimi i Kosovës ndodh me këtë qasje të papërgjegjësisë”, tha Tahiri.

Exit mobile version