UBT News

Reciprociteti për targa, Shahini: Çdo masë ekonomike kundër Kosovës është në dëm të Serbisë

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve po konsiderohet i vonuar, por i drejtë nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Qeveria e vendit ka marrë një masë e cila është e qëlluar por e vonuar në drejtim të dhënies së shtetit të Kosovës në të drejtë për të zbatuar reciprocitetin me targa dhe kjo është ndër vendimet me të qëlluara që ka marrë vendi dhe Qeveria që nga formimi i saj. E di që ka reagime por e kemi ditur se kjo nuk do të duartrokitet nga Serbia dhe nga qytetarët serb që janë të nxitur nga qeveria e Serbisë për të bërë një tollovi të mundshme në veri të Kosovës e që kjo nuk i shkon përshtati as Serbia.

Shahini tha për Ekonomia Online se kërcënimet e Serbisë për masa ekonomike dhe politike kundrejt Kosovës janë për konsum të brendshëm, pasi një veprim i tillë do të ishte në dëm të Serbisë.

“Sa i përket kërcënimeve të Serbisë për masa ekonomike dhe politike kundrejt Kosovës këto i ka për konsum të brendshëm sepse çdo masë ekonomike kundër Kosovës është në dëm të Serbisë. Masë tjetër që mund të marrë Serbia ata çka ka vepruar dhe vepron publikisht kundër njohjeve të Kosovën eventuale, por pretendenton që t’i kushton kosovarëve transitin përmes Serbisë. Qeveria e Kosovës duhet t’i shterë të gjitha format për t’i bindur serbët e veriut se duhet të hapet rruga në kundërtën duhet të marrë masa të cilat janë të ligjshme për hapjen e rrugës dhe t’u japë ultimatum 24 orë që të hapet rruga në të kundërtën të hapet në mënyrë të dhunshme sepse është arterie që lidh shumë shtete të tjera”, tha Shahini.

Exit mobile version