UBT News

Receta e Adam Smithit për reduktimin e varfërisë

Testamenti i Adam Smith e zhgënjeu nipin e tij Dejvid Dagllas. Ai mori shumë më pak para se sa kishte shpresuar. Madje testamenti konfirmoi atë që miqtë e Smith kishin dyshuar prej kohësh: ekonomisti skocez, që kishte fituar gjithmonë të ardhura mbi mesataren, ua kishte dhuruar thuajse të gjithë pasurinë e tij të varfërve, dhe e kishte bërë këtë kryesisht në fshehtësi.

Smith, që u pagëzua më 16 qershor 1723 (data e saktë e lindjes nuk dihet), njihet më së shumti si një kampion i kapitalizmit. Megjithatë, ai nuk ishte i imunizuar nga inatet e intelektualëve ndaj të pasurve. Në dy veprat e tij kryesore, “Teoria e ndjenjave morale” (1759) dhe “Një investigim mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve” (1776), është e vështirë të gjesh një pasazh ku ai flet pozitivisht për të pasurit dhe të fuqishmit.

Tregtarët dhe pronarët, përshkruhen si njerëz që duan vetëm të mbrojnë interesat e tyre egoiste dhe të krijojnë monopole. Lëvdata më të qarta për kapitalistët do t’i gjeni më shumëtek “Manifesti komunist” i Marksit sesa në veprat e Smith.

Shumë pasazhe shfaqin simpati për gjendjen e “të varfërve”, me të cilën ai nuk nënkuptonte vetëm ata që jetonin në varfëri, por edhe “jo të pasurit”, pra shumicën e popullsisë, që duhet të shkëmbejnë punën e tyre me pagat për të fituar jetesën. “Simpatia” – sot do ta quajmë empati – ishte shtylla qendrore e filozofisë morale të Smith.

Dhe simpatia e tij ishte mbi të gjitha për të varfrit që punonin. Ja një pasazh i famshëm nga libri “Pasuria e Kombeve”:”Asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë dhe të jetë më e lumtur, kur pjesa më e madhe e anëtarëve të së cilës janë të varfër dhe të mjerë”.

Sot këto fjalë keqinterpretohen nganjëherë për të pretenduar se Smith mbrojti rishpërndarjen e pasurisë të udhëhequr nga qeveria. Por ky nuk ishte qëllimi i tij, dhe ai sigurisht nuk po bënte thirrje për revolucion social. Varfëria, sipas Smith, nuk ishte e paracaktuar dhe mbi të gjitha ai nuk i besonte qeverisë.

Ai thekson se vetëm rritja ekonomike, mund ta rrisë standardin e jetesës. Rritja e vazhdueshme ekonomike, është e vetmja mënyrë për të rritur pagat, dhe një ekonomi njëstanjacion çon në rënien e pagave. Diku tjetër ai shkruan se zitë e bukës, janë rezultat i kontrolleve të çmimeve nga ana e qeverive.

Ndërsa Karl Marksi pretendoi gati një shekull më vonë se kapitalizmi do të çonte në varfërimin në rritje të punëtorëve, Smith parashikoi se rritja ekonomike do të çonte në një rritje të standardeve të jetesës. Kur u botua “Pasuria e Kombeve”, kapitalizmi ishte në fillimet e veta.

Në atë kohë, 90 për qind e popullsisë globale jetonte në varfëri ekstreme. Dhe varfëria në atë kohë nënkuptonte diçka tjetër:Vlerësohet se rreth 20 për qind e banorëve të Anglisë dhe Francës, nuk ishin në gjendje të punonin fare për shkak të kequshqyerjes.

E shumta ata kishin mjaftueshëm energji për disa orë ecje të ngadaltë në ditë, gjë që dënoi shumicën prej tyre të bënte një jetë lypësish. Smith kishte të drejtë mbi efektet e rritjes ekonomike, dhe këtë e kanë konfirmuar edhe dekadat e fundit.

Vitet e fundit, rënia e varfërisë është përshpejtuar me një ritëm të pakrahasueshëm me asnjë periudhë të mëparshme të historisë njerëzore. Në vitin 1981 shkalla e varfërisë absolute, të cilën Banka Botërore e përcakton aktualisht si të jetuarit me më pak se 1.90 dollarë në ditë, ishte 42.7 për qind.

Në vitin 2000, ajo ra në 27.8 për qind, dhe sot është më pak se 9 për qind. Smith parashikoi se vetëm një zgjerim i tregjeve, mund të çonte në rritjen e prosperitetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur që nga rënia e ekonomive të planifikuara socialiste. Në Kinë, reforma e pronës private dhe tregut, e reduktoi pjesën e njerëzve që jetonin në varfëri ekstreme nga 88 për qind në vitin 1981, në më pak se 1 për qind sot.

Ekonomisti i tregut të lirë Zhang Ueijing i Universitetit të Pekinit thotë:”Zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës gjatë 4 dekadave të fundit, është një fitore e konceptit të tregut të Adam Smith”. Në dallim nga interpretimet dominuese në Perëndim, Zhang thotë se rritja ekonomike dhe rënia e varfërisë në Kinë nuk ndodhën “për shkak të shtetit, por përkundër sjelljes sështetit”, pra për shkak të futjes së pronës private.

Plani i Smith për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria, nuk përfshinte zhdukjen e pronës private apo rishpërndarjen nga shteti. Ai nuk mbrojti ndonjë utopi libertariane. Ai besonte se qeveritë luanin një rol të rëndësishëm. Megjithatë, në vitin 1755, 2 dekada përpara se të shfaqej libri i tij i famshëm “Pasuria e Kombeve”, ai paralajmëroi në një leksion:”Në përgjithësi njeriukonsiderohet nga shtetarët dhe projektuesit si material i një lloj mekanike politike. Projektuesit e shqetësojnë natyrën gjatë operacioneve të saj në çështjet njerëzore; dhe ajo nuk kërkon asgjë më shumë se sa ta lini të qetë, dhe t’i jepni asaj një lojë të ndershme në ndjekjen e qëllimeve të saj, që ajo të përcaktojë vetë planet e saj. . . .

Të gjitha qeveritë që e pengojnë këtë rrjedhë natyrore, që i detyrojnë gjërat të futen në njëkanal tjetër, apo që përpiqen të ndalojnë përparimin e shoqërisë në një pikë të caktuar, janë të panatyrshme, dhe për të mbështetur veten janë të detyruar të jenë shtypës dhe tiranë”.

Fjalë shumë profetike. Smith i tregoi botës se si ta kapërcejë varfërinë. Ai nuk i la shumë para trashëgim nipit të tij. Por trashëgimia e tij e madhe, po i tregon botës se vetëm rritja ekonomike mund t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria, dhe se kushti më i rëndësishëm për këtë është liria ekonomike.

Shënim: Rainer Zitelman, historian dhe sociolog. Libri më i fundit titullohet “Në mbrojtje të kapitalizmit”. / “Wall Street Journal” – Bota.al

Exit mobile version