Sot ka pasur protesta në veriun e Sirisë, pjesë kjo e kontrolluar nga rebelët, pas thirrjes së ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për pajtim midis qeverisë siriane dhe opozitës.
“Ne duhet të bëjmë disi opozitën dhe regjimin të pajtohen në Siri. Përndryshe, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, ne e themi gjithmonë këtë”, tha Cavusoglu të enjten, në komentet për diplomatët.
Komentet kanë ndezur thirrje për protesta pas faljes së namazit në qytetet kryesore që bien nën kontrollin e forcave turke dhe mbështetësve të tyre, përfshirë në Al-Bab, Afrin dhe Jarablus.
Thirrje të ngjashme u bënë në Idlib, i kontrolluar nga Hayat Tahrir al-Sham dhe grupe të tjera rebele, për t’u mbledhur në pikat kufitare me Turqinë.
Protestat e vogla filluan tashmë gjatë natës në disa zona, përfshirë Al-Bab, ku dhjetëra u mblodhën duke mbajtur slogane të opozitës dhe duke brohoritur kundër Turqisë.
Dhjetra të tjerë u mblodhën në vendkalimin Bab al-Salama për në Turqi, shumë duke thirrur “vdekje në vend të poshtërimit”.
Cavusoglu shtoi se Turqia do të vazhdojë luftën e saj kundër “terrorizmit” në Siri, pas paralajmërimeve nga Ankaraja që nga maji se mund të nisë sulme të reja në zonat e kontrolluara nga kurdët në veri dhe verilindje të Sirisë./UBTNews/