Grupi rebel Hajat Tahrir al Sham vazhdon të konsolidojë pushtetin e tij në Siri. Fraksioni tani ka marrë nën kontroll policinë e Damaskut.
Aktualisht ai po punon me kapacitete të kufizuara, pasi nuk ka asnjë model ligjor mbi të cilin të punojë, apo ligje për të zbatuar.
HTS thuhet se po punon për hartimin e ligjeve të reja kombëtare, por në të njëjtën kohë, policia e kryeqytetit është në gjendje vetëm të marrë ankesa publike me shkrim.
Ish-kreu i provincës së Idlibit, bastioni i rebelëve në pushtet, është ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes së stacioneve të Damaskut.
Ndërkohë, në qytetin bregdetar perëndimor të Latakias, qeveria e përkohshme po organizon një program pajtimi për ish-ushtarët.
Ushtarët dhe oficerët e policisë nën regjimin e Assad janë ftuar të paraqiten në një qendër dhe të regjistrohen për një kartë identiteti të posaçme.
Kartat janë të vlefshme për tre muaj dhe u garantojnë poseduesve të tyre liri pune dhe lëvizjeje në vend.
Qeveria e përkohshme ka deklaruar se të gjithë anëtarët e personelit të sigurisë që nuk kanë marrë pjesë në torturimet e civilëve do t’u garantohet imunitet.
Ata thanë se programi i ri është një shans që ata të kërkojnë rehabilitim dhe t’i përshtaten jetës në një Siri të sigurt e të bashkuar.