Pas Barcelonës e Manchester Cityt, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit belg Romelu Lukaku, ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Realit po monitorojnë situatën e Lukakut, që është pjesë e Interit dhe po përgatitin një ofertë për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij në fund të sezonit.
Lukaku te Real Madridi po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe partner ideal për francezin Karim Benzema sezonin tjetër. Në fakt, Lukaku po shihet si shënjestër me e lehtë për Real Madridin sesa Kylian Mbappe e Erling Haalandi.
Lukaku ka shkëlqyer këtë edicion te Interi, duke shënuar 25 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 90 milionë euro.