UBT News

Reagon Qeveria e Kosovës pas dorëheqjes së Thaçit

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Qeveria e Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit, Kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, thuhet më tej./UBTNews

Exit mobile version