UBT News

Reagon Osmani për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga ana e Serbisë. Sipas Osmanit, ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Presidentja kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.

“Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!”, shkroi ai./UBTNews/

Exit mobile version