UBT News

Reagon NISMA: Distancohemi nga veprime të tilla kriminale

NISMA Socialdemokrate ka reaguar pas avullimit të mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës.

Përmes një reagimi, NISMA thekson se jo vetëm që distancohet, ‘por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike’.

Sipas NISMA-s, tendencat janë për njollosjen e partisë politike dhe dëmtimin e këtij subjekti politik.

“Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar.”, thuhet në reagimin e tyre./UBTNews

Exit mobile version