Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vizitës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në Skenderaj, ku ishte i shoqëruar nga njësia speciale.
Mustafa në Facebook ka shkruar se zgjedhjet janë shprehje e lire e qytetarëve për parlamentin e tyre dhe sipas tij, nuk u ka hije të mbajnë zgjedhje të rrethuar me njësi speciale.
“Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, shkroi ai mes tjerash.
Sipas Mustafës, Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar.
“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar”, shkroi ai më tej./UBTNews
Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me…
Posted by Isa Mustafa on Tuesday, February 2, 2021