UBT News

Reagon Mustafa: Çfarë është simbolika e shamive të kuqe?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me shamitë e kuqe të vendosura nëpër shtyllat e kryeqytetit.

Mustafa për këtë thotë se vota është shprehje e vullnetit politik, ku shton se nuk është i sigurt nëse qytetari e di simbolikën e shamive të vendosura nëpër Prishtinë.

“Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa thekson se Kosova u bë shtet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me partnerët evropianë dhe se u bë zotimi për demokracinë perëndimore, duke shtuar se VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë.

“Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë”, shkruan Mufata në Facebook.

Exit mobile version