UBT News

Reagon kreu i LDK-së: Sot kishte dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik

Ndaj arrestimeve të sotme të aktivitëve të PSD-së ka reaguar ashpër kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i ka cilësuar ato si ‘dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik”.

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik”.

“Pamjet e sotme sjellin dëshpërim”.

“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv”.

“Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë”.

“Mos keni frikë nga asnjë pushtet”, shprehet kreu i LDK-së./UBTNEWS

Exit mobile version