UBT News

Reagon Kremlini pas dorëheqjes së diplomatit rus: Nuk është më me ne, ai është kundër nesh

Një diplomat rus, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska, “nuk është më me ne, ai është kundër nesh”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

CNN e pyeti Peskovin për Boris Bondarevin, diplomatin që njoftoi dorëheqjen e tij të hënën në një letër të hapur.

“Kremlini nuk është në dijeni për këtë letër. Nëse ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Jashtme, atëherë kjo është një pyetje për MPJ-në (Ministrinë e Punëve të Jashtme)”, tha Peskov.

“E vetmja çfarë mund të themi është se Bondarev nuk është me ne, përkundrazi është kundër nesh”, deklaroi tutje Peskov.

Kur u pyet se çfarë nënkuptonte deklarata e tij, ai tha se Bondarev “dënon veprimet e udhëheqjes ruse dhe veprimet e udhëheqjes ruse mbështeten nga pothuajse e gjithë popullata e vendit tonë”.

Bondarev, një veteran 20-vjeçar i shërbimit diplomatik të Rusisë, postoi një deklaratë në një llogari në LinkedIn të hënën duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe duke kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për bashkëpunim në atë që ai e përshkroi si një “luftë agresive” — gjuhë që është e ndaluar në Rusi sipas ligjeve të censurës së kohës së luftës./UBTNews/

Exit mobile version