UBT News

Reagon Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale, tani nuk u duhet më

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklaratave në kuvend të deputetit Haki Abazi ku u përmend aktivisti i ndjerë, Astrit Dehari, përcjell UBT News.

“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit.

Kemi kërku drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend. Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse nuk u konvenon.

Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij. Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version