Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit.
Hoxhaj me një shkrim në Facebook theksoi se ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë.
“Ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës! Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi. Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews