UBT News

Reagon edhe Musliu: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas vendosjes së grafiteve fyese në muret e shtëpisë së deputetes së Vetëvendosjes, Adelina Grainca.

“Bijat i shesim, votat i qesim”, ishte përmbajtja e grafiteve të shkruara, të cilat i referoheshin kalimit të saj në Vetëvendosje nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndaj kësaj të fundit u drejtuan akuza, e që PDK-ja po i mohon. Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu thotë se kjo s’është kulturë e partisë që i përket ajo.

“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews

Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojrave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së! Bollni ma me pisllaqe!

Posted by Ganimete Musliu on Tuesday, April 20, 2021

Exit mobile version