Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore, START, është “thellësisht për keqardhje dhe i papërgjegjshëm”.
Administrata Biden është e gatshme të flasë për traktatin e armëve bërthamore “në çdo kohë me Rusinë, pavarësisht nga çdo gjë tjetër që ndodh në botë”, tha ai.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi në këtë fushë, është gjithashtu diçka që pjesa tjetër e botës pret nga ne”, tha Blinken./UBTNews/