UBT News

Reagon Bahtiri: Menaxhmenti i “Trepçës” të punojë në përmirësimin e kushteve për minatorët

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka reaguar pas largimit nga puna të 12 minatorëve të minierës së Stantërgut.

Ai ka kërkur nga menaxhmenti i “Trepçës” që menjëherë ta shfuqizojë këtë vendim dhe t’i kthejë minatorët në punë.

Bahtiri në Facebook shkroi se menaxhmenti duhet të punojë në përmirësimin e kushteve të punës për minatorët e kombinatit “Trepça”.

“Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punoj më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të “Trepçës””, shkroi ai mes tjerash./UBTNews

Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna vetëm pse kerkuan të drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, February 18, 2021

Exit mobile version